Dhjetëra-mijëra izraelitë u mblodhën përpara parlamentit në Jeruzalem në protestën më masive antiqeveritare që prej fillimit të luftës me Hamasin në muajin tetor. Tubuesit kërkuan largimin e Beniamin Netanyahut dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërsa insistuan që qeveria të arrijë një marrëveshje për lirimin e personave që ende mbahen peng nga grupi islamim në Gaza.