Top Channel/ Izrael, protesta kundër luftës/Mesazh për Netanjahun: Nëse pushton Gazën vr*ten pengjet
10/08/2025 11:46

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit të shtunën për të kërkuar fundin e luftës në Gaza, vetëm një ditë pasi qeveria izraelite njoftoi planet për të zgjeruar konfliktin dhe për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës. Protestuesit valëvitën pankarta dhe mbajtën fotografi të pengjeve që ende mbahen në territorin palestinez, duke kërkuar nga qeveria të sigurojë lirimin e tyre. Sipas vlerësimeve të gazetarëve të AFP, numri i pjesëmarrësve arrinte në dhjetëra mijëra, ndërsa një grup që përfaqëson familjet e pengjeve tha se mund të kenë marrë pjesë deri në 100 mijë persona. “Do ta mbyllim me një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Benjamin Netanyahu: nëse pushtoni pjesë të Gazës dhe pengjet vriten, ne do t’ju ndjekim në sheshet e qyteteve, në fushatat elektorale dhe në çdo kohë e vend. Do t’ia kujtojmë popullit të Izraelit ditë e natë se ju mund të kishit siguruar një marrëveshje për pengjet, por zgjodhët t’i kishit ata të vrarë.” “Plani i ri është thjesht një tjetër plan që do të dështojë, dhe shumë mirë mund të jetë fundi i pengjeve tanë, dhe sigurisht, do të marrë ndoshta edhe më shumë jetë të ushtarëve tanë. Nuk mendoj se do të funksionojë, asnjë nga planet deri tani nuk ka funksionuar.” “Do të doja që kjo luftë të kishte përfunduar shumë kohë më parë. Mendoj se duhet të ishin bërë marrëveshje, sepse unë vërtet nuk besoj në vazhdimin e luftës; është një moment i trishtuar për mua dhe ndoshta për shumë njerëz.” “Kjo nuk është një Kabinet i Sigurisë së Shtetit, kjo është një Kabinet Vdekjeje.”

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00