Dy policë kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, pasi janë qëlluar me armë nga një person ende i paidentifikuar në në lagjen “Partizani” të Vlorës. Autori po lëvizte me një automjet tip “Volkswagen” ndërsa qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin Anxhelo Breshani, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës dhe N. M., punonjës i Policisë Kufitare Sarandë. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.