Qeveria italiane vendosi të ndërhyjë me një ulje të përkohshme të akcizës mbi naftën dhe benzinën, me qëllim të ndihmojë ne rritjen e cmimeve të karburantit. Sipas vendimit të saj, akciza mbi karburantin është reduktuar me rreth 20 cent për liter, ulje kjo që besohet se do të jetë e ndjeshme edhe pse sic shkruan Corriere della Sera, ajo është më pak sesa 25 centët për liter qe u njoftuan fillimisht.