Italia hyri sot në heshtje zgjedhore ndërsa të djelën vendi shkon në zgjedhje pas shembjes së koalicionit qeverisës në muajin korrik. Sondazhet kanë mbjelle shqetësim në gjirin e Bashkimit Europian. Ato tregojnë se epërsinë e ka një parti e krahut të djathtë, "Vëllezërit e Italisë", e udhëhequr nga Giorgia Meloni.