Pamjet e publikuara nga mediat në Itali tregojnë momentet pak pas ngjarjes së rëndë që tronditi një ditë më parë Italinë, kur një person hyri në një supermarket pranë Milanos e nisi të qëllonte me thikë njerëzit e ndodhur aty. Një punonjës i marketit humbi jetën, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën: mes tyre, edhe futbollisti spanjoll Pablo Mari, i cili u qëllua në shpinë. Plaga e tij, nga mësohet prej shtypit vendas, është mjaft e thellë. Futbollisti është nën kujdesin e mjekëve në spital.