Ishulli i Sazani është përfshirë nga flakët këtë të dielë. Ka marrë flakë pjesa lindore e ishullit dhe vendi i quajtur “Plazhi i gjeneralit”, duke djegur pisha dhe shkurre. Forcat e Rojes Bregdetare dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura po punojnë për shuarjen e flakëve. Kjo është e hera e dytë që ishulli i Sazanit ku nga pakujdesia digjen pishat dhe bimësitë e zonës.