Për të dytën natë me radhë, Rusia nisi një sulm masiv ajror në portin ukrainas të Odesës, sulm të cilin një zyrtar ukrainas e përshkroi si "ferr". Autoritetet ukrainase, megjithatë, u zotuan se do të vazhdojnë punën për eksportin e drithërave. Pas shpërthimit në një urë që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, për të cilin Moska e fajësoi Ukrainën, Rusia u zotua për hakmarrje dhe nisi sulmet në Odesa qe është porti më i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.