Top Channel/ Ishte në SHBA, do takonte Trump. Vuçiç u sëmur e ndërpreu vizitën
03/05/2025 19:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd këtë të shtunë, raportojnë mediat serbe. Vuçiç ishte sëmurë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, duke bërë që të ndërpriste vizitën. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb. Gjatë qëndrimit në SHBA, Vuçiç u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai do të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA. I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Presidentit Vuçiç, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur. Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb. Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë. Vizita e Vuçiç në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë, më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian. Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit.

Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
Top Channel/BE “i bën dalje” Serbisë? Raportuesi: Ka ngecur anëtarësimi, gjendja është përkeqësuar!
18/03 14:44
Top News – Braktisi Oscar-in për Ukrainën / Sean Penn merr statujën e veçantë në Kiev
18/03 14:11
Top News- NATO blindon Turqinë, më shumë mbrojtje/ Baza e Incirlikut e paprekshme, edhe një Patriot
18/03 13:46
Top News – Rusia, Kina, Irani, kërcënime kryesore / Suedia vlerëson sigurinë, raporti vjetor
18/03 13:44
Top News – Rebelim brenda administratës Trump / Protestë kundër luftës në Iran, dorëhiqet zyrtari
18/03 13:23
Top News – Shpërthen në Mesdhe në çdo kohë… / Italia paralajmëron: Cisterna ruse jashtë kontrollit
18/03 13:18
Top Channel/ “Hakmarrje për vrasjen e Larijanit”: Raketat e Iranit vrasin dy persona në Tel Aviv!
18/03 12:08
DIGITALB DIGITALB