Komshinjtë janë shprehur të frikësuar nga shpërthimi i tritolit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit. “Shumë e frikshme, ishin në gjumë, u dëgjua në maksimum, menduam se ishte tërmet, vetëm kur dolëm jashtë u mor vesh se ç’po ndodhte, çatia e prishur. Të gjithë kemi qenë në banesë, u tronditëm”, tha komshiu.