Si pasojë e reshjeve të shiut dhe hapjes së digës së Bovillës, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur rreth 150 ha toka bujqësore dhe njëkohësisht izolimin e një lagjeje në fshatin Murqin të bashkisë së Krujës. Banorët detyrohen të parkojnë automjetet pasi rruga nuk është e aksesueshme, për shkak të pranisë së lartë të ujit, dhe të përshkojnë trasenë hekurudhore për të mbërritur në banesat e tyre.