38 kamera janë çmontuar nga policia, pasi dyshohet se informonin grupet kriminale për lëvizjet e tyre. Ato ishin vendosur në tre lagje shumë të frekuentuara të qytetit të Shkodrës, dhe dyshohet të jenë lidhur me telefona nga persona ende të paidentifikuar. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente.