Top Channel/ Ish-presidenti i Filipineve drejt Gjykatës së Hagës, Duterte: Mëkat…
11/03/2025 22:55

Një aeroplan që mban ish-presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, është larguar nga Manila, disa orë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës (ICC) lëshoi një urdhër që e akuzonte atë për krime kundër njerëzimit për “luftën e tij kundër drogës” që ishte vdekjeprurëse. 79-vjeçari u arrestua nga policia pak pasi mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit nga Hong Kongu mëngjesin e ditës së sotme. Presidenti aktual Ferdinand Marcos konfirmoi se Duterte ishte larguar nga hapësira ajrore e Filipineve, gjatë rrugës për në Hagë, ku ka zyrat Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës. Më herët, vajza e tij Sara, e cila tha se do ta shoqëronte në Hagë, tha se ai po dërgohej “me forcë” atje. Duterte nuk ka kërkuar falje për goditjen e tij brutale kundër drogës, e cila solli mijëra viktima kur ai ishte president i Filipineve nga viti 2016 deri në 2022, dhe kryebashkiak i qytetit Davao më parë. “Nëse kam kryer një mëkat, më procedoni në gjykatat filipinase, me gjyqtarë filipinas dhe unë do ta lejoj veten të burgosem në vendin tim”, tha ai pas arrestimit Në përgjigje të arrestimit të tij, në emër të tij u ngrit një peticion në Gjykatën e Lartë, duke u kërkuar atyre që të mos përmbushin kërkesën. Në të, Duterte i kërkoi gjykatës të përmbahet nga “zbatimi ose ndihma në zbatimin e çdo urdhër-arresti të lëshuar nga ICC… dhe të pezullojë të gjitha format e bashkëpunimit me ICC-në derisa çështja është në pritje”. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i gjykatës, ish-presidenti gjithashtu bëri thirrje për një deklaratë se tërheqja e Filipineve nga GJNP në 2019 “përfundoi efektivisht” juridiksionin e saj mbi vendin dhe popullin e tij.

Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17
Top News – Pakistani ‘shpëtoi’ dy zyrtarë iranianë / Izraeli i hoqi nga ‘lista e zezë’
26/03 11:14
Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41