Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. I shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj iu drejtua godinës së qelqtë, ku u thirr nga prokurori Edvin Kondili si person nën hetim për të dhënë shpjegime për sterilizimin.