Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, këtë të hënë i është drejtuar dyerve të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Beqja do të pyetet në SPAK për koncensionin e sterilizimit. Gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, ai e dha këtë shërbim me koncension.