Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar Dora Bakoyannis raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve kosovarë në Këshillin e Europës dhe aktualisht është në Strasburg.