Top Channel/ Ish-kryebashkiakja e pandehur nga SPAK, mori tender për të bërë urë për familjarët
30/09/2025 19:27

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën së Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal Nr. 15 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Rrok Gegaj – i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar ga neni 244, paragrafi dytë i Kodit Penal. Zyra Islamaj – e akuzar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, rezulton se shtetasja Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë. Prokuroria e Posaçme ka administruar materialin kallëzues, bazuar mbi një informacion të ardhur më 8.1.2025, nga Partia Demokratike, i mbështetur mbi denoncimin e bërë nga një emision televiziv investigativ në nëntor të vitit 2024.

Top Channel/ Nga Paketa e Maleve tek laboratoret, vendimet qe u morën sot në mbledhjen e qeverisë
26/03 10:48
Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42
Top Channel/ Vendimet e qeverisë, Sala: Do garantojmë që çdo qytetarë të ketë mundësi për akses…
26/03 10:42
Top Channel/ Paketa e Maleve, Demo: Kemi raste pafund ku shumë subjekte kanë ndryshuar rrjedhën…
26/03 10:37
Top Channel/ Bordi i naftës, Demo: Do garantojmë transparencën, nuk mund të spekulohet për çmimin…
26/03 10:36
Top Channel/ Sulmet kibernetike, Demo: Posta Shqiptare po funksionon normalisht, kemi të gjitha…
26/03 10:36
Top News – Grekët për hashash në Shqipëri. Kapen me drogë në përpjekje për ta trafikuar
26/03 10:27
Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08