Presidenti amerikan nuk e përjashton përdorimin e forcave speciale për të sekuestruar uranium në iran, të cilin e quan tani në ditën e 9 të luftimeve një tigër prej letre. Irani është "një tigër letre, nuk ishte tigër letre një javë më parë. Ata ishin gati të sulmonin. Plani i tyre ishte të sulmonin të gjithë Lindjen e Mesme dhe të pushtonin të gjithë Lindjen e Mesme". Në një intervistë me ABC, Trump nuk e ka përjashtuar dërgimin e forcave speciale për të sekuestruar uraniumin e pasuruar të Iranit. " Të gjitha opsionet janë në tryezë . Të gjitha", përsëriti presidenti, I cili gjithashtu kërcënoi udhëheqësin e ri të Iranit"Ai do të duhet të marrë miratimin tonë", i tha Trump kanalit televiziv. "Nëse nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë." Anëtarët e mëparshëm të Asamblesë së Ekspertëve të Iranit thanë se u takuan dhe zgjodhën një pasardhës të Ajatollah Ali Khameneit, por ushtria izraelite është zotuar të shënjestrojë "çdo pasardhës dhe këdo që kërkon të emërojë një të tillë". I mënjëhershëm ishte reagimi I Ministrit të jashtëm të Iranit që tyha se "Ne nuk do të lejojmë askënd të ndërhyjë në punët tona të brendshme". Sipas Abbas Araghchi, Donald Trump, duhet t’i kërkojë falje popullit të Iranit dhe rajonit për “vrasjet dhe shkatërrimin”,