Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi sot një projekt rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”, si dhe të shpallet menjëherë Garda Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste. Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla shkruan në një postin në faqen e tij në facebook se “përmes kësaj Rezolute ne i bëjmë thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtohen masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve. Duke shpresuar që propozimi ynë për këtë Rezolutë të marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, kemi kërkuar që menjëherë pas miratimit ajo t’i përcillet Qeverisë tonë, qeverive aleate, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë përkatës”.