Top Channel/ Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
17/09/2025 21:08

Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad që nga viti 2022, njoftoi gjyqësori iranian. “Babak Shahbazi… u ekzekutua me varje mëngjesin e sotëm, pas një procesi të drejtë gjyqësor dhe pas konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme”, njoftoi portali i gjyqësorit, Mizan online. Nuk është menjëherë e qartë kur Shahbazi u arrestua, por u tha se ai u dënua me vdekje për akuzat të “korrupsionit në tokë” – term që shpesh përdoret për aktivitete që shihen si kërcënim për sigurinë kombëtare të Iranit – dhe “luftës kundër Zotit”. Mizan raportoi se ai ishte përfshirë në projektimin dhe instalimin e sistemeve industriale të ftohjes për kompani të lidhura me objekte ushtarake dhe të organizatave të sigurisë dhe telekomunikacionit. Ai kishte qasje në këto objekte dhe kjo i mundësoi “t’i ofronte informacione Mossad-it në këmbim të parave dhe qëndrimit në një shtet të huaj”, shtoi Mizan. Që nga lufta me Izraelin në qershor, Irani është zotuar se do të ketë drejtësi të shpejtë për personat e akuzuar për bashkëpunim me armikun e tij të përbetuar. Në gusht, autoritetet ekzekutuan Roozbeh Vadi – që punonte në një degë të Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit – pasi e dënuan për dhënie të informacionit për shkencëtarët dhe objektet bërthamore të Iranit. Në fund të korrikut, agjencia për inteligjencë e Iranit njoftoi se ishin arrestuar “20 spiunë, agjentë operativë dhe mbështetës të Mossad-it, si dhe elementë të lidhur me oficerët e inteligjencës [së Izraelit] në Teheran” si dhe në disa provinca të tjera. Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, Irani është shteti i dytë me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë, pas Kinës.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00