Top Channel/Irani kërkon tradhtarët:I shpëtonte atentateve, ekzekutohet gjenerali “spiun” i Mossad?!
06/03/2026 12:18

Prej dy vitesh gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Esmail Qaani, i kishte shpëtuar mrekullisht një serie atentatesh, e kjo e ndihmoi të krijonte reputacionin e një njeriu me aftësi të jashtëzakonshme për të shpëtuar pa iu prekur as edhe një fije floku, kur të të gjithë ata përreth vdisnin. Por pikërisht kjo ushqeu edhe dyshimet e forta, se ai që mund të konsiderohej fat apo zotësi e rrallë për të parashikuar rrezikun, në fakt mund të kishte një emër tjetër: Agjenturën. Por tani që Irani është në luftë me SHBA-në dhe Izraelin, fati i tij është sërish subjekt spekulimesh intensive, e madje online kanë qarkulluar lajme se kreu i Forces Quds është arrestuar, e madje edhe mund të jetë ekzekutuar nën dyshimin se vepronte si spiun i Mossadit izraelit. “Esmail Qaani, kreu i Quds Force të Iranit, është ekzekutuar nga Rojet Rebolucionare te Iranit. Ai i ka mbijetuar të gjitha atentateve të deritanishme, e ka qenë edhe me Khamenein gjatë bombardimeve SHBA-Izrael, por ka shpëtuar. Më herët, është marrë në paraburgim nga IRGC nën dyshimin se ishte agjent i Mossad-it,” thuhet në një llogari në platformën X. Deri tani sidoqoftë, nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane. Qaani ishte komandanti i njësisë elitare Quds Force, një strukturë kyçe e Gardës Revolucionare që operon jashtë vendit. Gjenerali iranian është zhdukur disa herë nga skena publike gjatë viteve të fundit. Një nga episodet më të përfolura ndodhi pas sulmeve izraelite në Bejrut në vitin 2024, kur për një periudhë nuk pati informacion për vendndodhjen e tij, para se të shfaqej sërish në publik.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19