Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden paralajmëroi Iranin se vrasja e Donald Trumpit do të përbënte një akt lufte raporton Fox News. Media e njohur amerikane njofton se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka udhëzuar Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare që t’i bëjë të qartë Republikës Islamike se çdo tentativë ndaj jetës së ish presidentit, do të ngjallte një reagim të skajshëm të SHBA-së.