Top Channel/ Irani kërkon “garanci” nga Trump: Nëse doni bisedime, mos na sulmoni më!
30/06/2025 11:53

Shtetet e Bashkuara duhet të përjashtojnë gjasat e cdo sulmi të ri ndaj Iranit, nëse dëshirojnë rinisjen sa më parë të bisedimeve diplomatike: Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Majid Takht-Ravanchi i tregoi BBC-së se vend ii tij, kërkon praktikisht një garanci të rillë përpara se ti rikthehet tryezës së negociatave. Sipas tij, administrata Trump ia ka bërë të qartë Republikës Islamike përmes ndërmjetësve se e dëshiron një hap të tillë. Por ata “nuk e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre” për “çështjen shumë të rëndësishme” që është vijimësia e sulmeve gjatë zhvillimit të bisedimeve, theksoi zyrtari i lartë Iranian. SHBA-ja dhe Irani ishin të përfshirë në bisedime mbi programin bërthamor të regjimit të ajatollahëve kur Izraeli goditi centralet bërthamore dhe infrastrukturën ushtarake iraniane në fillim të këtij muaji, e Teherani u përgjigj me raketa. Ëashingtoni u përfshi drejtpërdrejt në konflikt më 21 qershor kur bombardoi tre nga centralet bërthamore të Iranit. Operacioni ushtarak i Izraelit, i cili nisi mëngjesin e 13 qershorit, e dëmtoi raundin e gjashtë të bisedimeve jo direkte që duhet të mbaheshin në Muscat dy ditë më vonë. Zëvendësministri iranian tha se vendi i tij do të “këmbëngulë” që të jetë në gjendje të pasurojë uraniuam për qëllime paqësore sipas tij, ndërsa i mohoi sërish akuzat se Teherani po lëvizte në mënyrë të fshehtë drejt prodhimit të një arme bërthamore. “Niveli i kësaj përfshirjeje mund të diskutohet, kapaciteti mund të diskutohet. Por që të thuhet se ju nuk duhet të keni fare pasurim, duhet ta keni pasurimin zero se në të kundërt, ne ju bombardojmë – ky është ligj xhungle”, deklaroi zv/ministri i jashtëm Iranian.

Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50