Top Channel/ Irani do sulmojë Kaliforninë? FBI paralajmëron: Dronë si hakmarrje për luftën!
12/03/2026 13:20

FBI-ja paralajmëroi autoritetet e sigurisë në Kaliforni se Irani mund të hakmerret ndaj sulmeve amerikane duke përdorur dronë në Bregun Perëndimor. “Së fundmi kemi marrë informacione se që nga fillimi i shkurtit 2026, Irani mund të ketë planifikuar një sulm të papritur me mjete ajrore pa pilotë kundër objektivave të paidentifikuara në Kaliforni, në rast se SHBA-ja do të mësynte republikën islamike”, thuhet në një paralajmërim i cili është lëshuara fillimisht në fund të shkurtit. “Nuk kemi informacione të tjera mbi kohën, metodën, objektivin ose autorët e këtij sulmi të dyshuar,” nënvizohet më tej në raportin e cituar nga ABC Neës. Paralajmërimi vjen në kohën kur administrata Trump ka nisur një fushatë bombardimesh kundër regjimit të ajatollahëve, ndërsa Irani është përgjigjur me një seri sulmesh me dronë ndaj objektivave në Lindjen e Mesme. Një zëdhënëse e FBI-së në Los Anxhelos nuk komentoi mbi këtë çështje, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. Përveç shqetësimeve për Iranin, zyrtarët amerikanë të inteligjencës janë të fokusuar edhe tek përdorimi i dronëve nga kartelet meksikane të drogës dhe mundësisë që këto mjete pa pilotë të shënjestrojnë edhe forcat amerikane pranë kufirit me meksikën. Një raport i pakonfirmuar nga shtatori 2025 sugjeronte se krerë të paidentifikuar të karteleve mund të kenë autorizuar sulme me dronë të pajisur me eksplozivë ndaj forcave të rendit dhe personelit ushtarak amerikan përgjatë kufirit.

Top Channel/ Seanca paraprake ndaj Metës, ish-presidenti: Nuk kam fshehur pasurinë, kam bërë…
12/03 14:32
Top News- Rama reagon pas deklaratave të ambasadave për Ballukun: Vepruam si ç’do parlament
12/03 14:23
Top News – PD ‘e pafuqishme’ për Ballukun / Berisha – Më 22 mars e gjithë Tirana në rrugë
12/03 14:04
Top News – Protesta e PD jashtë Kuvendit, tubuesit hedhin spray drejt policëve
12/03 13:53
Top News – Demokratët bllokojnë foltoren, Berisha-deputetëve të PS: Jashtë do iu arrestojë populli!
12/03 13:51
Top News- 82 kartonat e kuq kundër SPAK, vijnë reagimet e para nga Gjermania e Britania
12/03 13:36
Top Channel/ Zgjerimi i BE-së, cfarë thoshte REL për Ramën: Shumë i pëlqyer në Bruksel
12/03 13:32
Top Channel/ Irani do sulmojë Kaliforninë? FBI paralajmëron: Dronë si hakmarrje për luftën!
12/03 13:20
Top Channel/SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut, çfarë ndodhi sot në Kuvend, tensione dhe…
12/03 13:06
Top Channel/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për Ballukun, Çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës
12/03 13:06
Top Channel/ Dyshime për paktin Rama-Meloni, në pikëpyetje ligjshmëria e protokollit për kampet
12/03 12:55
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top Channel/ Irani “luftë e shkurtër”? Trump: “S`ka më pothuajse asnjë objektiv për të sulmuar”!
12/03 12:29
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top Channel/ Mitsotakis: Do të studiojmë rolin e reaktorëve të vegjël në sistemin energjetik
12/03 12:20
Top Channel/ 14 kandidatë për kreun e Policisë, në garë drejtues qarqesh e departamentesh
12/03 12:14
Top News- Kuvendi mbron Ballukun/ Rrëzohet kërkesa e SPAK, PS nuk lejon arrestimin
12/03 12:09
Top Channel/ Tensionohet situata jashtë Kuvendit, protestuesit hedhin tymuese
12/03 11:58
Top Channel/ ‘Rrëzimi i kërkesës së SPAK për imunitetin e Ballukut’, Berisha:Ju i tmerruat sot…
12/03 11:46
Top Channel/ Protestuesit fillojnë thirrjet para Parlamentit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
12/03 11:40
DIGITALB DIGITALB