Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, ka dalë kundër drejtorit të AmCham Enio Jaços, i cili ka deklaruar se në vendin tonë është problem klima jo miqësore e biznesit. Me anë të një postimi në Facebook, Bilali është shprehur se kjo deklaratë e tij, bie në kundërshtim me faktet, pasi investimet amerikane në vend janë trefishuar gjatë katër viteve të fundit.