Këngëtarja Marsona Taçe ka sjellë në teatrin e Korçës koncertin recital Tinguj zemre, me dëshirën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj personave me aftësi të kufizuar në shikim. Edhe pse nuk ishte e lehtë për shkak të mungesës së shikimit Marsona arriti të ngjitet në skenë dhe tashmë ajo këndon prej 43 vitesh. Teksa flet me modesti për arritjet e saj Marsona kërkon më shumë vëmendje për personat e verbër.