“Shqipëria nuk ka asnjë Plan B, por vetëm një plan A për të ardhmen e saj, Bashkimi Europian”! Është ky qëndrimi i qartë i Shqipërisë, që mirëpriti këtë të premte në Tiranë Konferencën e Komisioneve për Integrimin Evropian, me praninë e përfaqësuesve nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, tha se pavarësisht ndasive, politika shqiptare bashkohet, kur flitet për integrimin.