Me thirrjet “Integrim, Dinjitet, Integritet”, të verbrit durrsakë marshuan drejt bashkisë së Durrësit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, për të drejtat dhe nevojat e këtij komuniteti. Duke ngritur problematikën e hershme të mungesës së infrastrukturës dhe sinjalistikës, të verbrit improvizuan një semafor akustik për të treguar rëndësinë e sinjalizimit zanor.