Interesante për një skenar filmash. E tillë është dosja hetimore ndaj 2 informatorëve të policisë së Shtetit, të cilët tentuan të fusin në grackë një informator të tretë duke inskenuar shitje të kokainës. Dosja ka përfunduar në gjykatën e Tiranës mbas një hetimi të kryer nga autoritetet që zbuloi gjithë planin , i cili për pak kohë dërgoi në burg viktimën e dy informatorëve të tjerë