Shtrenjtimi i fortë i çmimeve kanë rritur ndjeshëm inflacionin në nëntor duke tejkaluar edhe objektivin e Bankës së Shqipërisë. Sipas Instat, norma e inflacionit muajin e kaluar arriti në 3.1%, niveli më i lartë në 10 vjet duke kapërcyer edhe parashikimin e bankës qendrore prej 3%.