Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arriti në nivelin më të lartë të 40 viteve këtë shtator, pas kostos në rritje të ushqimeve që nuk ishte parë që nga viti 1980. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 10.1%, krahasuar me 9.9% një muaj më parë, njoftoi të mërkurën Zyra për Statistikat Kombëtare. Të dhënat e reja tregojnë se inflacioni është kthyer në kulmin e korrikut dhe është sërish në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 1982. Çmimet e ushqimeve gjithashtu u rritën me 14.5% nga një vit më parë.