Numri i lindjeve në rang kombëtar ka rënë gati me 17 %, por e kundërta ka ndodhur në Tiranë për shkak të mbipopullimit të saj. Këtë e konfirmon drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eliona Demaliaj e cila shpjegonte se në uljen e lindshmërisë një ndër faktorët është dhe rritja e infertilitetit.