Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02/2026 12:35

Federata boliviane e futbollit ka njoftuar se do t’i dërgojë një letër FIFA, duke kërkuar forcimin e masave të sigurisë për play-off-et e Botërorit 2026, që do të zhvillohen në mars në Meksikë. Kjo kërkesë vjen pas valës së dhunës që shpërtheu pas vdekjes së ‘boss’-it të narkotrafikut, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si ‘El Mencho’. “Do të kërkojmë që të rriten të gjitha masat e sigurisë. Si delegacion po marrim çdo masë paraprake,” deklaroi presidenti i federatës boliviane, Fernando Costa, duke shtuar se presin vendime të mundshme nga FIFA, përfshirë edhe një ndryshim të mundshëm të vendndodhjes së ndeshjeve. Turneu kualifikues, që do të ndajë dy vende për Botërorin 2026, do të zhvillohet në Guadalajara dhe Monterrey, me pjesëmarrjen e Bolivisë, Xhamajkës, Irakut, Kongos, Kaledonisë së Re dhe Surinamit. Bolivia do të përballet me Surinamin më 26 mars në Monterrey. Këto shqetësime për sigurinë janë shprehur edhe nga Portugalia. Federata portugeze e futbollit njoftoi se po monitoron me kujdes situatën për miqësoren e 28 marsit në Stadiumin Azteca, në Meksiko City, kundër vendasve. Prioritet absolut mbetet siguria e lojtarëve, ku pritet të jetë i pranishëm edhe Cristiano Ronaldo, stafit dhe tifozëve. Gianni Infantino e përshkroi qendrën e re të performancës së lartë të Kolumbisë si ndër më të mirat në botë gjatë vizitës së tij të gjashtë në vend, duke nënvizuar besimin e FIFA-s te organizatorët e Kupës së Botës 2026. Kështu lidhur me shqetësimet rreth Meksikës, Infantino mbajti një ton të qetë. "Jo, nuk jam i shqetësuar. Po shqyrtojmë me kujdes atë që po ndodh në Meksikë. Jemi në kontakt me presidencën, me autoritetet dhe kemi besim të plotë se gjithçka do të shkojë shumë mirë: ndeshjet eliminatore dhe më pas Kupa e Botës. Do të jetë një festë."

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58