Akset dytësore të rrugëve ku lëvizin kryesisht banorët e zonave përreth janë parajsa e kamionëve që zbrazen çdo natë me inerte. Ndodhemi në rrugën e vjetër Lushnjë-Rrogozhinë ku vetëm 1 km larg rrethrrotullimit të Çermës pirgjet me mbetje ndërtimore rrezikojnë të mbulojnë trasenë e hekurudhës dhe të bëhen burim aksidenti. mbetje të vjetra dhe të reja i dallon me sy të lirë. ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë thonë se faji i takon së pari individëve.