Tanke të rëndë dhe avionë të zhurmshëm luftarakë parakaluan në Neë Delhi në paradën madhore ushtarake të Ditës së Republikës në Indi. Eventi i 26 janarit shënon miratimin e Kushtetutës së Indisë, ndërkohë që në paradë pati akrobaci me motoçikleta, ushtarë që parakalonin hipur në gamilje të shoqëruara me muzikë nga banda e ushtrisë. Batalionet e ushtrisë e policisë marshuan plot elegancë në bulevard, para kryeministrit Narendra Modi, por pa të ftuarit e zakonshëm nga bota, për shkak të pandemisë.