Në një tjetër episod që shton gjasat e një përlasjeje të rrezikshme të plotë mes Indisë dhe Pakistanit, ushtarë të të dy krahëve shkëmbyen sulme të forta artilerie përgjatë kufirit në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë civilëve. Banorët e zonave kufitare pohuan se të shtënat vazhduan shumë gjatë.