Deputeti Pandeli Majko ka kërkuar ndjesë për incidentin me gazetarët teksa po futej në sallën e Kuvendit. “Kërkoj ndjesë për shtyrjen e mikrofonëve të gazetarëve, në veçanti gazetares që ishte shtatzënë”, tha Majko. Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Fillimisht zgjodhi të mos flasë, por më pas Majko reagoi duke i hequr me forcë mikrofonin.