Top Channel/ Incidenti, Kosova notë proteste! Ministria kërkon sqarime për ngjarjen me presidenten
02/08/2024 22:31

Ministrja e Jashtme e Kosovës njoftoi të premten se i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut duke i kërkuar sqarime sa më të shpejta dhe të plota për incidentin në Aeroportin e Shkupit në të cilin u përfshi presidentja Vjosa Osmani. Sipas njoftimit të Ministrisë, presidentja Osmani është përballur me trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga sigurimi i Aeroportit të Shkupit. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sipas njoftimit, ka takuar menjëherë mbrëmjen e së enjtes pas incidentit ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë. Gjithashtu, Ministrja Gërvalla ka realizuar një takim me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, me të cilin kanë diskutuar rreth incidentit në fjalë dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të shpejta institucionale. Presidentes Vjosa Osmani i është tentuar t’i merret telefoni nga sigurimi i Aeroportit të Shkupit të enjten. Madje, siç thuhet në njoftimin zyrtar, Osmani është tentuar të shtyhet edhe fizikisht. Kjo nxiti reagime të shumta. Partitë shqiptare që janë në pushtet në Maqedoninë e Veriut shfajësuan veten, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim kërkoi përgjegjësi ligjore e politike nga të përfshirët.

Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52
Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Komandanti i KFOR- autorët të dalin para drejtësisë
01/07 12:21