Sherrin e demokratëve në Parlament Edi Rama zgjodhi të ndiqte përmes ekranit të televizorit, ndërkohë në rrjetet sociale hodhi poshtë akuzat që ngrihen prej ditësh në adresë të tij për lidhje me ish agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Duke i konsenderuar të pavërteta sulmet e demokratëve kryeministri këmbëngul se hetimet e drejtësisë amerikane nuk kanë asnjë lidhje me pretendimet të opozitës shqiptare.