Dy makina u dogjën gjatë natës në Elbasan për shkak të fishekzjarrëve, ndërsa disa dhjetëra incidente të tjera me zjarre u shënuan për shkak të materialeve piroteknike. Një pemë u përfshi nga flakët në qendër të qytetit, disa kontenierë mbetjesh gjithashtu morën flakë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga “çmenduria” pirroteknike e ndërrimit të viteve. Shërbimet e zjarrfikëses ishin të pizicionuar në gatishmëri në disa zona më të populluara të qytetit duke bërë që ndërhyrja të ishte e menjëhershme.