Landfilli i Sharrës është marr në menaxhim nga shteti. Sekuestrimi i dy kompanive për inceneratorin e Tiranës me vendimin e Spak-ut, ka sjell si rrjedhojë nevojën për caktimin e një administratori të ri. Arjan Baçi, drejtuesi i Agjencisë së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara do të jetë edhe përgjegjësi për impiantin e mbetjeve të Tiranës.