Presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kompania YDA, e mbajtën premtimin për të ndërtuar brenda 3 muajve spitalin rajonal të Fierit. Në mënyrë simbolike ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca i dorëzoi homologes shqiptare Ogerta Manastirliu celsin e spitalit që mban emrin “Spitali rajonal Memorial Fier”. Pjesë e inaugurimit përmes një lidhje direkte satelitore nga Ankaraja ishte edhe presidenti Erdogan.