Në Bazilikën e Shën Pjetrit u zhvillua këtë të diel mesha inauguruese e Papa Leonit të 14 që shënon edhe fillimin e pontifikatit të tij. Dhjetë ditë pasi Robert Francis Prevost, i lindur në Çikago, u bë kreu i parë amerikan i 1.4 miliardë katolikëve të botës, rreth 200 mijë besimtarë u mblodhën për të parë meshën e tij inauguruese në Sheshin e Shën Pjetrit.