Mungesa e gjatë në hapësirën shqiptare, largësia si dhe padijenia për karrierën e Parashqevi Simakut e bëjnë të pashmangshëm zhurmën e krijuar për të, vlerësojnë studiuesit e komunikimit. Për dekanen e shkencave humane Belina Budini ky trazim publik është i natyrshëm dhe ka kapërcyer botën digjitale. Ndërsa pedagogia Jonila Godole mendon se vlerat muzikore si dhe ndjeshmëria ndaj këngëtares në nevojë nuk duhen ngatërruar me kontributin e saj pas diktaturës.