Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të enjte aksionin për shembjen e një objekti të ndërtuar pa leje në fshatin Risili, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja erdhi pas një denoncimi për ndërtimin në fjalë. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, raporton se në orët e pasdites, inspektorët e IKMT-së janë paraqitur në terren për të vijuar me procedurat e prishjes së objektit.