I dërguari special për Ballkanin Perëndimor dhe Ndihmëssektretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Gabriel Escobar nuk do të jetë më në këtë detyrë. Njoftimi është bërë nga Departamenti i Shtetit për mediat kosovare. Në deklaratë Departamenti i Shtetit konfirmon se Gabriel Escobar është drejt transferimit në një rol të ri.