Një çift janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se i kanë vjedhur një sasi parash dhe bizhuterish. Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Llefter Dautin, 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Qamile Hakorja, 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, ndërsa ka sekuestruar shumën prej 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri.