Një shtetas doli para gjykatës se Tiranës për kundërshtim policie dhe plagosje të rënde të efektivit Zeqir Musai. Ai u arrestua në datën 21 prill pasi në zonën e Yzberishtit i theu këmbën oficerit në detyrë . Efektivi po kryente detyrën dhe i vendosi gjobë për parkim të gabuar shtetasit Ermal Mucolli. I nevrikosur, siç duket në pamjet ekskluzive, ai del nga lokali, i kërkon llogari efektivit dhe mandej e shtyn dhe e godet.