Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi qarkullonin me armë. Kanë qenë grupet e policisë së Vlorës që kanë marrë njoftim se disa të rinj në lagjen “Pavarësia” ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Me të mbërritur policia, dy të rinj të armatosur nuk i janë përgjigjur thirrjes se policisë që te dorëzoheshin dhe janë larguar. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe i kanë arrestuar në afërsi të Plazhit të Vjetër. Atyre u janë gjetur dhe armët tip pistolete.