Top Channel/ I penduari i drejtësisë ‘tradhton’ shokët:130 mijë euro për ‘kokën’ e Emiljano Ramzanit
15/07/2025 22:16

Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i Artë” ka dëshmuar këtë të martë para gjykatësve të posaçëm. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Tase rrëfeu se si e ka njohur Henrik Hoxhajn dhe se si ka marrë porositë për vrasjen e një personi në Fier. Tase: Shtetasin Henrik Hoxhaj e kam njohur nga një shok i përbashkët. Për herë të parë jemi takuar në 2017. Shoku Viron Tavanxhi me takoi me Hebrikun për të bërë ekzekutimin e një personi në Fier. Henriku kishte të gjitha të dhënat e atij personi. Ai rrinte afër rreth rrotullimit të parkut në Fier. Për ngjarjen Hebriku kishte një makinë “Alfa Romeo” të blerë në Fier. Henriku kishte dhe një armë pistoletë automatike. Ditën e ekzekutimit, Henriku më thirri dhe më tha se porositësi i kishte thënë “shumë po e zgjasni atë punë”. Dolëm dhe e gjetëm atë njeriun në një lokal. Unë mora armën dhe shkova atje. Ai personi e kuptoi që isha për të. Ai u çua në këmbë, bërtiti me të madhe dhe u shtri poshtë. Unë mendova se e qëllova. Pastaj ika nëpër rrugicat e qytetit. Pistoletën e kam hedhur në Gjanicë. Porosia e Viron Tavanxhi ishte për ekzekutimin e Gim Boriçin. Unë e njihja, kisha dëgjuar për të në Fier. Unë njihesha prej vitesh me Vironin. Në 2017 ai më kontaktoi për të vrarë Agim Boriçin. U realizuan veprimet, por në vitin 2018. Ndërsa në 2017, unë takohesha përditë me Henrikun. Gjatë kësaj kohe ai më tha se kishte marrë përsipër edhe një punë tjetër, ekzekutimin e Hajredin Beharit. Hënriku kishte foto të tij. Ai rrinte tek një lokal përballë shtëpisë, si edhe kishte një dyqan ku shiste vajra makine. Ai tha se për vrasjen e kishte ‘kontaktuar’ Henrik Hoxha, vrasje për të cilën do të merrte para në këmbim. Tase tha sot se nga Hoxha kishte mësuar se urdhër po ashtu për eliminimin e Beharit kishte dhënë edhe Renato Çami. Pasi atentati kishte dështuar, shënjestra thotë Tase kishte dëshmuar në polic, ku mes të tjerash kishte thënë edhe emrin e Çamit. Tase: Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe ca lekë. Henriku do më ndihmonte mua për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami. Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos.

Top Channel/ Paketa e Maleve, Demo: Kemi raste pafund ku shumë subjekte kanë ndryshuar rrjedhën…
26/03 10:37
Top Channel/ Bordi i naftës, Demo: Do garantojmë transparencën, nuk mund të spekulohet për çmimin…
26/03 10:36
Top Channel/ Sulmet kibernetike, Demo: Posta Shqiptare po funksionon normalisht, kemi të gjitha…
26/03 10:36
Top News – Grekët për hashash në Shqipëri. Kapen me drogë në përpjekje për ta trafikuar
26/03 10:27
Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20